Tentuan të fusin kontrabandë në burgun e Dubravës përmes “rashovit”, oficerët lokalizojnë tre telefona

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sot rreth orës 15:20, oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një ‘rashov’, kanë arritur ta parandalojnë futjen e tre telefonave mobil, të cilët ishin tentuar të futeshin brenda në mënyrë të improvizuar. 

Ndaj të paraburgosurit të dyshuar se telefonat i janë dedikuar atij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa Policia është njoftuar për familjarin e dyshuar që tentoi t’i fusë brenda telefonat.

“Sot rreth orës ‪‪15:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës. Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një ‘rashov’, kanë arritur ta parandalojnë futjen e tre telefonave mobil, të cilët ishin tentuar të futeshin brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.