Tenton të fusë mallra nga Serbia në Kosovë, kur e sheh policinë lë traktorin dhe ia fut vrapit nëpër male

Një person ka tentuar të kontrabandojë mallra komerciale nga Serbia në Kosovë, por në momentin që e ka parë policinë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Korminjan, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Pasi e ka vërejtur policinë, ai e ka braktisur traktorin me rimorkion e ngarkuar me mallra komerciale në fshatin Korminjan.

Me vendim të prokurorit, traktori së bashku me mallrat është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

loading…