Një tentim grabitje ka ndodhur dje në Malishevë, ku disa persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në një shtëpi për të grabitur, por i ndodhi e papritura, sepse i zoti i shtëpisë ishte aty, raporton Ballkani.info.

Siç ka raportuar i zoti i shtëpisë në polici, personat e armatosur kanë hyrë me idenë, që nuk kishte aty askush dhe kur e kanë parë atë,  njëri  edhe i ka drejtuar armën në kokë, por pa e lënduar i ka njoftuar  dy grabitësit e tjerë se në shtëpi ka njerëz dhe kanë ikur në drejtim të pyllit.

Njësitë policore kanë arritur t’i arrestojnë tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me një fishek./Ballkani.info./