Tentoi t’i korruptonte policët me 20 euro, ndalohet i dyshuari

Një person ua ka ofruar policisë 20 euro ryshfet, pasi gjatë kontrollit  tek Dheu i Bardhë në vijën e dytë në kamionin e të dyshuarit mashkull kosovar janë hasur mallra, me vlerë rreth 200 euro.

“Në vendkalimin kufitar gjatë kontrollit në vijën e dytë në kamionin e të dyshuarit mashkull kosovar janë hasur mallra, me vlerë rreth 200 euro për të cilat mallra zyrtarit doganor dhe zyrtarit policor  i dyshuari  ju kishte ofruar  mito, në vlerë  20 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mallrat dhe paratë në vlerë 20 euro janë sekuestruar nga i dyshuari, pas intervistimit i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.