Tentoi të paguajë me 500 euro fals, ndalohet nga policia

Një person në Pejë ka tentuar të bëjë një pagesë me një bankënotë prej 500 eurosh e cila ka qenë e falsifikuar.

Rasti është raportuar nga një femër e cila e ka pranuar bankënotën. Bankënota është konfiskuar për procedura të mëtejme.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.