Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka pësuar lëndime në kokë dhe në duar si pasoje e një zjarri që kishte përfshirë kulmin e garazhës.Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka pësuar lëndime në kokë dhe në duar si pasoje e një zjarri që kishte përfshirë kulmin e garazhës.
Policia njofton se zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrëfikësve ndërsa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
ZJARRVËNIE /Rr. Martirët Spahiu, Gjakovë 25.12.2021 – 13:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kulmi i garazhës është përfshirë nga zjarri dhe deri sa është munduar të intervenoj ka pësuar lëndime në duar dhe kokë për çka ka marrë tretman mjekësor. Nga njësiti i zjarrfikësve është lokalizuar zjarri. Rasti është duke u hetuar.







