Tentoi të lidhë kontratë rreth 800 mijë euro me dokument të falsifikuar, arrestohet nga Krimet Ekonomike të PK-së

Hetues të Policisë së Kosovës nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot me datë 10.11.2021 pas shumë veprimeve hetimore-operative dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personi i dyshuar me iniciale (Sh.B.) ka falsifikuar dokumentin (Aktin Noterial “Autorizimin” për shitblerje të pronës në vlerë rreth 800,000.00 € (tetëqind mijë euro), kinse i njëjti dokument është Noterizuar nga një Noteri në Prizren dhe me Autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidh kontratë te një Noteri tjetër në Prishtinë, për shitblerjen e pronës në vlerë rreth 800,000.00 euro me blerësin (viktimën) me iniciale (A.H). Pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar që bëhet fjalë për një Autorizim të falsifikuar, me ç ‘rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme.

Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona e cila ka qenë objekt i shit-blerjes (është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në Autorizimin e falsifikuar) dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale. Hetuesit kanë siguruar prezencën e personit të dyshuar i cili është intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:

Më këto veprime i dyshuari me iniciale (Sh. B.) dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Mashtrim” nga neni 323 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në  Prishtinë sot me datë 10.11.2021 i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në Polici dhe me Vendim mbi ndalimin, është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.