Rinas

Tentoi të fuste në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohet në Rinas 23-vjeçari amerikan

Një 23 vjeçar amerikan është arrestuar në aeroportin e Rinasit për kontrabandim mallrash.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, mësohet se shtetasi amerikan ka tentuar të kontrabandojë në Shqipëri veshje dhe aksesorë të ndryshëm me vlerë 14,300 dollarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj 23 vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

“Arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar (shtetas amerikan) që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, veshje dhe aksesorë të ndryshëm, si dhe disa fatura me vlerë rreth 14,300 dollarë.

Sekuestrohen veshjet dhe aksesorët me vlerë mbi 150,000 euro.

Në bazë të analizave të riskut, në hyrje, u kalua për kontroll shtetasi amerikan H. Z., 23 vjeç”, thuhet në njoftim.