Mbrëmë rreth orës 23:25 ka ndodhur një përleshje masive në rrugën “Sak Fazlija” në Pejë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar shtatë persona të dyshuar, ndërsa dy personat që u lënduan, të cilët po ashtu ishin përfshirë në përleshje janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njëri nga ka marrë trajtimin mjekësor në Spitalin e Pejës, kurse i lënduari tjetër është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimeve që ka pësuar.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia rajonale në Pejë dhe kanë bërë të ditur se rasti është hapur si “tentim vrasje”.








