Tensionohet Vuçiqi: Pas 21 nëntorit, na pret një situatë e ndërlikuar në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq deklaroi se pas 21 nëntorit, serbët në Kosovë i pret një situatë e ndërlikuar, për shkak se autoritetet atje planifikojnë vendosjen e gjobave për ata të cilët nuk i kanë ndërruar targat e automjeteve.

Deklaratën, Vuçiç e dha pas takimit që pati në Paris me me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, shkruan Euronews Serbia.

“Kosova ishte tema kryesore. Lajçaku qëndroi pak më gjatë se Borrell, të shohim nëse ka mënyra për të arritur një zgjidhje. Për momentin nuk e shoh atë, pasi Prishtina refuzon të sillet në mënyrë racionale. Ky natyrisht është një shqetësim, është diçka që nuk mund të të lërë indiferentë dhe nuk mund të bësh gjëra të tjera të mira”, theksoi ai.Sipas tij, Gjermania dhe Britania e Madhe e mbështesin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për një zgjidhje të mundshme të situatës, Vuçiç ka thënë se është e vështirë të gjesh propozim kur e di se aty është Kurti dhe kur ai ka mbrojtjen e vendeve të forta.