Tensionet në Kosovë, Rama nga Bratislava: Po ta donit takimin “të nxehtë”, të kishit sjellë serbët

Kryeministri Edi Rama nuk e kursyer ‘kunjën’ për Serbinë nga Forumi i Sigurisë në Bratislavë.

Folësi falenderoi Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për bisedën duke e cilësuar të qetë.

Në këtë moment, Rama ndërhyri duke i thënë se nëse do donte ta kishte më të nxehtë, duhet të kishte serbët të pranishëm duke nënkuptuar se janë shkak për nxehjen e situatës.

Folësi: Faleminderit për këtë takim të qetë

Rama: Nëse e doje më të nxehtë duhet të kishe sjellë serbët këtu./Gazeta Express