Që nga 24 marsi, ku vetëm rastet e para me Covid 19 në Kosovës kishin filluar që të shënojnë ngritje, institucionet e Kosovës, kishin filluar furnizimet emergjente me pasije mjekësore dhe higjenike.
Pothuajse të gjitha kontratat janë zhvilluar me procedurë të negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë.
Në kontratat për furnizime mjekësore kanë përfituar edhe shumë kompani të tjera. Disa prej tyre vetëm brenda muajit kanë arritur shumën 2 milionëshe.
Kompania “LEGO SHPK” vetëm gjatë këtij muaji ka dalur të jetë fituese e shumës 2 milionëshe. Në vlerë 1,716,492.00, kësaj kompanie iu është dhënë për furnizim emergjent me Covid 19 me maska. Kurse kontratat tjera vijonë nga 151,250.00 deri tek shuma më e vogël në 11,200.00 për pasijet e tjera mjekësore dhe higjenike.
‘Lego SHPK’, në bazë të konfigurimit në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve në Kosovë(ARBK) është kompani me aftësi të kufizuar, e cila vepron me dy punëtoreë dhe ka kapital financiar prej 1,000.00€.
Kjo kompani ka arritur që t’i nënshkruaj dhjetë kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë vetëm gjatë muajit prill, për furnizime emergjente me maska, ku një maskë ka kushtuar mbi 7 euro dhe paisje të tjera mjekësore.
Kompania del që një kohë ishte në pronësi të Elbasan Vilaku, por aktualisht është në pronësi të Fëllënza Abazi.
Edhe vitin e kaluar kjo kompani ka qenë hisedarë në 7 tenderë të tjerë që peshojnë mbi 400 mijë euro. Ka shumë pak të dhëna publike për pronarët e kompanisë.







