Prishtinë

Temperaturat e ulëta nuk ndalin qytetarët të festojnë formimin e Ushtrisë (Foto/Video)

Pas votimit të transformimit të FSK-së në Ushtri, Kosova zyrtarisht ka ushtrinë e saj.

E nga ana tjetër, festa nuk ka munguar edhe nga qytetarët e Kosovës, të cilët në kët temperatura të ftohta, kanë zgjedhur të dalin e ta festojnë publikisht këtë ditë historike.

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, janë parë qytetarë të shumtë të cilët kanë zgjedhur forma të ndryshme simbolike të festës, shkruan Ballkani.info.