Me titullin “Si filloi një tjetër konflikt i armatosur në Kosovë në TV Pink?”, Radio Gorazhdeci analizoi lajmet e rreme që u shfaqën në televizionin serb me frekuencë kombëtare.
Në një emision special në TV Pink kushtuar vendimit të Kosovës për zbatimin e rregullave të reja në lidhje me dokumentet e identitetit dhe targat, për të cilën u organizua bllokada në veri të Kosovës, u thanë të pavërteta, siç është fakti se personat e plagosur në janë pranuar në spitalin e pjesës veriore të Mitrovicës.
“Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës që u vendosën të dielën, më 31 korrik, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, ishin arsyeja e një programi special në TV Pink në të cilin thuhej “fillimi i konfliktit të armatosur”, gjë që në fund as që ndodhi”, thotë Radio Gorazhdeci.
Prezantuesi i emisionit në Pink, Predrag Sarapa, ka lexuar lajmin “se sipas drejtorit të spitalit në veri të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, kanë ardhur të plagosurit e parë dhe se numri i tyre nuk dihet”, dhe se “ky është një prelud i fillimit të një konflikti të armatosur”, transmeton Direktno.
“Është e pasaktë se atë natë, të dielën e 31 korrikut 2022, ka filluar një konflikt i armatosur mes serbëve të veriut dhe Policisë së Kosovës, po ashtu është e pasaktë të pretendohet se në spitalin e Mitrovicës kanë arritur një numër i panjohur i të plagosurve dhe se nuk ka të lënduar ka konfirmuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicën Veriore, Zlatan Elek përmes portalit pro-qeveritar serb Kosova Online”, raporton Radio Gorazhdeci.
Një shembull tjetër i keqinformimit në TV Pink është se Dr. Milan Ivanoviq paraqitet si drejtor i spitalit të Mitrovicës veriore, gjë që nuk është e vërtetë.
“Kjo lloj propagande dhe spin klasik në frekuencën kombëtare, krahas tensioneve aktuale në veri, shqetësoi edhe më shumë opinionin publik dhe veçanërisht banorët e komunitetet serb në Kosovë. Krahas ‘spektaklit’ në Pink, në të njëjtën mbrëmje, lajme të rreme u përhapën në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale ku thuhej se ka pasur përleshje në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe Policisë së Kosovës, por i njëjti lajm u përgënjeshtruar me një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”, transmeton Radio Gorazhdeci.
Teksti na kujton se KFOR-i më pas vlerësoi se situata e përgjithshme e sigurisë në komunat në veri të Kosovës ishte e tensionuar.
“Paraprakisht, policia deklaroi se nuk ka asnjë informacion zyrtar për të lënduar apo punonjës policie dhe u bëri thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme, të cilat, siç thoshin ata, destabilizojnë situatën dhe krijojnë panik”.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbajtur konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka bërë të ditur se 11 qytetarë janë lënduar nga “struktura të paligjshme të armatosura” dhe se policia ka nisur hetimet për sulme ndaj shtetasve shqiptarë që ndodheshin rastësisht në rrugë në veri, duke thënë se bëhet fjalë për katër raste, ndërsa policia, sipas informacioneve zyrtare, është qëlluar në katër raste, si dhe është dëgjuar një shpërthim.
TV Pink është televizion me frekuenca nacionale në Serbi dhe është hapur pro regjimit të Aleksandar Vuiqit dhe strukturave të tij. /Ballkani.info/







