Televizionet në Kosovë festojnë 28 nëntorin, ato në Shqipëri transmetojnë reklama dhe seriale

Festimi i 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nëse e shikoni nëpërmjet televizionit, duket se është festë e Kosovës.

Kanalet kryesore të televizioneve në Kosovë, kanë ndërruar edhe logot e tyre duke i bërë me flamurin e Shqipërisë dhe duke transmetuar drejtpërdrejt ceremonitë e ngjarjet e ndryshme që po mbahen në Tiranë e vende të ndryshme në Shqipëri e Kosovë.

Kur nuk janë drejtpërdrejtë ato transmetojnë program artistik që ka si përmbajtje muzikë folklorike ose popullore.

Por për kanalet e televzioneve në Shqipëri, 28 nëntori është një ditë e zakonshme. As që kanë logo e të veçantë për 28 nëntorin e as program special.

Sipas një vrojtimi që i ka bërë një qytetar nga Kosova, Dardan Konjufca, që është vëllai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, del se televizionet si “Klan” dhe “Top Channel” as që janë duke transmetuar ndonjë program për 28 nëntorin. Në “Klan” ka reklama të “Delimanos” e në “Top Channel” po transmetohen seriale të ndryshme.