Po bëhen gati një muaj që prej se Qeveria e Kosovoës ka emëruar Bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës me në krye Genc Rracin dhe prej ditës së parë asnjë punë dhe asnjë vendim nuk është bërë nga ta.
“Janë mbajtur katër mbledhje zyrtare të Bordit, e dhjetëra të tjera jo zyrtare në sallën e takimeve në Telekomin e Kosovës…, dhe zero rezultat. Bordi nuk duket të jetë profesionist aspak, kjo për arsye se janë futur në mikromenaxhment dhe gjëra sekondare dhe nuk merren fare me emergjencat e kompanisë që është në gjendjen e saj më të rëndë operative dhe financiare”, tha një burim nga Telekomi i Kosovës.
Sipas tij, ky Bord katëranëtarësh, si masa të para që kanë ndërmarrë, jane kontrollet e rrjedhes së parasë, hyrje/daljet e pagesave, evidentimi i stafit menexharial se kush vjen e kush shkon.
“Kane marrë për ‘analizë’ më shumë se 30 kontrata komerciale, shpenzimet e naftës për antenna, listën e pagave, listën e punëtorëve dhe gjëra tjera, por çka është më kryesorja Bordi nuk është duke u marrë me strategji të kompanisë, për çka edhe është i obliguar me ligj”, pohon burimi zyrtar.
Ai thekson ndër të tjera se kompania është buzë falimentimit, ndërsa Kryeshefi Ekezekutiv Bedri Istrefi, si duket nuk është duke gjetur mbështetje nga Bordi për të rimëkëmbur kompaninë që ka nevoja të shumta për ndërhyrje e përkrahje shtetërore.
“Shumica e punëtorëve ende nuk kanë marre pagat e këtij muaji, edhe pse tani u duhen më shumë se kurrë në këtë kohë pandemie. Javën e kaluar Qeveria në detyrë ka ndarë 20milion euro për ndërmarrjet publike, si ndihmë për të evituar vështirësitë e mëdha operative të kompanive publike që kanë probleme financiare gjatë pandemise, me kusht që pas stabilitetit të pandemisë t’i kthehen këto mjete nga këto kompani, ndërsa Bord nuk ka bërë asnjë kërkesë për Qeverine Kurti që t’i dilet në ndihmë Telekomit të Kosovës”, bën të ditur burimi zyrtar.
I njëjti burim thotë se poashtu se ditët e fundit shihet sesi në objektin qendror të Telekomit të Kosovës ka shumë lëvizje e hyrje-dalje anëtarëve të Bordit, të cilët duket sikur nuk kanë njohuri dhe objektiva të qarta për kompaninë, por më shumë e kanë për qëllim të njohin apo të identifikojnë militantë partiakë brenda kompanisë.
“Prej ditës së parë janë marrë me listat e të punësuarëve dhe kanë thirr nëpër takime të ndara, punonjës individual duke i pyetur e duke i frikësuar për të ardhmen e tyre”, tha burimi ynë.
Ky Bord, sipas tij, është duke kërkuar raporte cdo dite dhe atë edhe pas mesnate.
“Cilat janë rezultatet e këtij Bordi? Përveq një imelli narrativ që pershkruan gjendjen në kompani, gjendje kjo për të cilen e dine gjithë opinioni publik, ky Bord si duket nuk ka asnjë përvojë për qeverisjen korporative, sepse deri më tash është duke u marrë vetëm me gjëra koti dhe më e keqja e krejt kësaj është se qasja e tyre është plotësisht tendencioze dhe jo profesionale”, tha burimi zyrtar duke thënë gjithashtu se ky Bord kërkon raporte të përformancave duke shantazhuar Menaxhmentin dhe punonjësit.
Sipas këtij burimi, kryesusi i Bordit të Telekomit të Kosovës, Genc Rraci, më herët ishte pjesë e Telekomit, por për performancë të dobët, Bordi i atëhershëm nuk ia kishte vazhduar edhe për një mandat kontraten në pozitën Zyrtar Kryesor i Auditimit të Brendshëm.
“Genc Rraci s’ka përvojën e duhur të merret me strategjinë dhe objektivat primare të Telekomit, sepse ai deri më tash në vend që të merret me emergjencat që i duhen në mirëmbajtje dhe në operim Telekomit, ai së bashku me anëtarët e tjerë të Bordit është duke e luajtur rolin e prokurorit në Telekom”, tha burimi zyrtar.
Ai me tutje ka bërë të ditur se dy Sindikatat e Telekomit i kanë kërkuar takim zyrtar, kryesuesit të Bordit për t’u njohur për së afërmi me gjendjen reale të kompanisë dhe me frikësimin që ky Bord po u bën punonjësve të saj, ndërsa Bordi deri më tash ka refuzuar t’i takojë sindikalistët







