Telekomi i Kosovës: Celularët nuk janë blerë për menaxhmentin, lajmi është tendencioz

Telekomi i Kosovës ka reaguar pas publikimit të lajmeve se kjo kompani i ka blerë dhjetëra celularë për nevoja të veta.

Sipas Telekomit, kjo nuk është e vërtetë dhe se celularët nuk janë blerë për menaxhmentin.

Reagimi i plotë:

Telekomi i Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë mbi gjendjen aktuale si dhe transparencën në raport me gjendjen ekonomike dhe shpenzimet, njofton opinionin publik se shkrimi në disa media eletronike, me titull “ Telekomi i Kosovës blen telefona të mencur-305 për menaxhment…”, është i pasaktë dhe i pavërtetë, për arsye se ka mbi 10 vite që Telekomi i Kosovës ka kontrata postpaid me institucione publike, komuna, universitete, kompani te ndryshme si dhe konsumatorë tjerë, dhe se këta telefona janë 100% të dedikuar vetëm për konsumatorë, të cilët kanë shërbime Vala postpaid (me telefon) dhe si rrjedhojë keto janë obligime kontraktuale në mes të Telekomit dhe institucioneve të ndryshme dhe bizneseve, dhe për asnjë moment kjo blerje nuk ka destinim qe këta telefona t’i jepen në perdorim menaxhmentit.

Shkrimet e tilla, kanë për qëllim që të diskreditojne Telekomin, të humbin besimin e konsumatorëve dhe si të tilla, i konsiderojmë tendencioze dhe të porositura, që ndikojnë negativisht në imazhin e Telekomit.

loading…