“Telefonata që e nxori Kurtin nga seanca”, Chollet tregon çka i tha atij në telefon

Derek Chollet, këshilltar special i sekretarit amerikan Antony Blinken, ka hënë se Kosova është tani më afër se kurrë për të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian.

Chollet këtë deklaratë e ka bërë pas një bisede telefonike me kryeministrin, Albin Kurti.

Ai e ka uruar Kurtin për marrëveshjen e Ohrit.

“Urime Kryeministri Albin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE. Kosova tani më afër se kurrë me të ardhmen e saj në BE.”,  ka shkuar Chollet në Twitter.

Gjatë ditës së sotme Kurti ka ndërprerë raportimin e në Kuvend, siç u tha, si rezultat i një “telefonate të rëndësishme”.

Më vonë Kurti tregoi se ka folur me me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.