Telefonat me kamera 108MP dhe zoom optik 10x do të mundë të arrijnë vitin e ardhshëm

Informuesi i njohur @IceUniverse ka njoftuar se vitin e ardhshëm do ta shohim telefonin me kamerë prej 108MP dhe 10x zoom optik. Pajisja nga fotografia, e cila e ndjek tweetin e tij, duket si Samsung Galaxy Note10, por nuk përmendet se kur prodhuesi do ta prezantojë telefonin me karakteristikat e lartpërmendura.

Është interesante se në mars është shfaqur një raport i Credit Suisse, i cili parashikon se në gjysmën e dytë të vitit 2019 do të shfaqen sensorët 65MP, ndërkohë që sensorët prej 108MP do të mundë t’i shohim në vitin 2020.

Sensorët prej 64MP tashmë janë bërë realitet dhe prodhuesit po përgatiten ngadalë për t’i zbatuar ato në pajisje. Qualcomm gjithashtu kishte parashikime të ngjashme për kamerat 64MP dhe 100MP në telefona.

Tani për tani, asnjë kompani nuk ka njoftuar zyrtarisht se po punon në sensor 100+ megapikselësh për pajisjet mobile, si dhe në zoom optik prej 10x (gjenerata aktuale e telefonave ka zoom hibrid 10x).

loading…