Telashe brenda shtëpisë në në Ferizaj, burri i dehur rrah gruan dhe demolon shtëpinë

Sot, rreth orës 00:30 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Isa Boletini” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, “ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.A (M/K) i moshës 49 vjeçar,  i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij F.Xh(F/K) e moshës 44 vjeçare dhe në gjendje të dehur shkakton dhunë në familje, demolon shtëpinë dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë”, njofton policia.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.