Gjilan

Tejkaluan në vijë të plotë, Policia dënon me nga 150 euro dy vozitës në Gjilan

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në dy raste në ndara ka hasur në dy kundërvajtës në trafik të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Policia njofton se ndaj të dy ngasësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.