TEB Banka ka rinovuar për edhe një vit marrëveshjen e sponsorizimit me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ajo u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, dhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, u shpreh: “Jemi krenarë që po e vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një vit tjetër. Ky partneritet mbi dhjetëvjeçar është dëshmi e besimit tonë në sportin kosovar dhe në potencialin e jashtëzakonshëm të futbollit të Kosovës”.







