Tea në rrëfimin ekskluziv: E pranon se edhe Andi ishte në lidhje gjatë kohës kur ishin në “Përputhen”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” , Tea Trifoni nga emisioni i dashurisë kohë më parë ka dal si çift me Andi Shehun, e që pas daljes, ajo konfirmoi lidhjen me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

E që kjo lidhje nuk iu zgjati shumë pas disa mosmarrëveshjeve që kishte çifti në pushime.

Ditë më parë, Tea lajmëroi se do të rikthehet në “Për’puthen”, pas publikimit të një fotografie me autoren e këtij programi, dhe gjatë episodit të djeshëm, ajo u rikthye në program me një intervistë rreth ndarjes së saj me Beartin dhe raportet me Andin.

Gjatë kohës sa Andi ishte pjesë e programit, ndjekësit aluduan për një lidhje të fshehtë të tij me konkurrenten Melisa, e që pas daljes së saj dyshja vazhdimisht janë takuar.

Tea e ka pranuar se ka qenë një lojë dhe ka kërkuar falje. Por, ndërkohë ajo ka theksuar se në këtë lojë nuk ishte e vetme por së bashku me Andin. Për këtë arsye ajo thotë se ndihet e zhgënjyer nga Andi për mënyrën se si ai reagoi pas gjithë skandalit, duke u tërhequr dhe duke ia lënë të gjithë peshën e fajit asaj.

Po ashtu ajo ka rrëfyer edhe një tjetër të vërtetë, ku ka thënë se Andi ka qenë në një lidhje me një vajzë tjetër gjatë kohës që po mashtronte publikun dhe produksionin njëkohësisht duke u deklaruar për Tean.

Rrefimi i plotë: