‘Të zhduki’… Momenti kur sulmohet kameramani nga zyrtarët e Abi Çarshia (VIDEO)

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinor Kadriqeli, Rigon Kadriqeli, Muhamet Kadriqeli, Hysen Pllava dhe Mimoza Bushrani janë sulmuar dje fizikisht nga turma që ndodheshin në objektin Qendrës Tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Ky sulm thuhet të ketë ndodhur me urdhër të njërit prej drejtuesëve të kësaj Qendre, Erman Fusha ndërsa arsye e rrahjes ka qenë ekzekutimi i urdhrit për rrënimin e një pjese të këtij objekti.

Rrahje nuk përfundoi me kaq. Gjatë aksionit të Inspektoratit për rrënimin e objekteve “Abi Çarshia”, persona të panjohur kanë kërcënuar e sulmuar kameramanin e televizionit TV Prizreni.

Ata kanë insistuar që të mos lejohet xhirimi i përleshjes ndërsa një gjë e tillë shihet të ketë ndodhur në sy të policëve.

loading…