Të shtëna në një xhami të Oslos, një i “bardhë” plagos një person

Një person është lënduar gjatë të shtënave në një xhami në një lagje të kryeqytetit norvegjez, Oslo.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

Të shtënat kanë ndodhur në Qëndren Islamike al-Noor në qytezën Baerum, në përiferi të Oslos, transmeton Ballkani.info.

Policia thotë se nuk ka indikacione se më shumë njerëz janë përfshirë në këtë sulm.

“Një person është goditur. Lëndimet e atij personi ende nuk janë të ditura. Një i dyshuar është arrestuar. Policia po punon në atë lokacion”, ka thënë policia e Oslos.

Dëshimtarët e kanë përshkruar sulmuesin si të “bardhë”.

“Një anëtar i yni është goditur më armë nga një person i bardhë me helmet dhe i uniformuar”, ka thënë Irfan Mushtaq, kreu i xhamisë. /Ballkani.info/

loading…