Të shtëna në Ferizaj, një person gjuan me revole, Policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në Ferizaj, në rrugën ‘Tahir Sinani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku tha se një 35-vjeçar dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës, ka shtënë dy herë me armë në ajër.

“Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rr.’’Tahir Sinani ‘’ ka gjuajtje me armë zjarri . Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeç derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të një marketi”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli tregoi se rasti po vazhdon të hetohet.