Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e Fushës së Druve në Vlorë.

Policia është vënë në kërkim të një personi, që dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Aktualisht nuk raportohet për shtetas që të jenë lënduar. Të shtënat janë raportuar nga banorët.

Forcat policore janë në vendngjarje e janë duke verifikuar se çfarë ka ndodhur.