Të shtëna me armë zjarri në Veternik të Prishtinës, plagoset një person

Në lagjen Veternik të Prishtinës mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e kësaj, një person është plagosur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Veternik në Prishtinë. Në këtë rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërkohë, policia është duke punuar në arrestimin e personave të dyshuar”, ka theksuar Ahmeti.