Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person

Policia ka njoftuar se para dy netësh në një lokacion në Prishtinë është gjuajtur me armë zjarri, si pasojë e kësaj ka mbetur i lënduar një person. Për këtë rast është arrestuar një tjetër person si dhe i është konfiskuar arma.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKU, ndërsa lidhur me rastin në arrati ndodhen edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 26.03.2019-23:43. Raportohet se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47. I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, e si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati.