Të shtëna me armë zjarri ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj ngjarje, dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tutje tha se rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
“Sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona.
Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati.
Lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit Polo si dhe një armë zjarri. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastn.”, ka thënë Ahmeti.







