Të shtëna me armë në qendër të qytetit amerikan, 7 viktima, mes tyre dhe autori VIDEO/FOTO

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në San Jose të Kalifornisë.

Autoritetet policore të Santa Clara-s bëjnë me dije se të shtënat kanë ndodhur gjatë një mbledhje se sindikatës së transportit hekurudhor.

Sipas të dhënave, një prej viktimave është dhe autori i sulmit, i cili u neutralizua nga forcat e policisë.