Sot në mesditë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se nuk ka të lënduar se janë konfiskuar dy armë.

Ai shtoi se shtatë persona janë shoqëruar për intervistim në Polici.

“Sot, rreth orës 12:00, është  raportuar për të shtëna me armë  në  fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të  shtënat me armë  nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë  gjetur disa gëzhoja, ndërsa  janë  konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë  shoqëruar  në  polici për  intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, tha Zahiti për Express.