Të shtëna me armë në Mat, 1 i vdekur, plagosen 2 punonjës të bashkisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, aty ku raportohet për disa të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Shlli të Matit.

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur i vdekur nje person dhe jane plagosur dy te tjere.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Paraprakisht mesohet se nje person ka plagosur dy punonjes te bashkise se Matit te cilet kishin shkuar te inspektonin hapjen e nje rruge.

Ndersa nuk dihet identiteti i personit qe ka humbur jeten.

Forca policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes.