Të shtëna me armë në Durrës! Plagoset një person, dyshohet për të tjerë

Një person ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mesdite në afërsi të Autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën e re të Ish-Kënetës.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Juljan Mecja. Nuk ka ende të dhëna rreth ngjarjes dhe shkaqeve, por dyshohet se mund te kete edhe persona te tjere te plagosur.

Autoret mbeten te paidentifikuar, nderkohe qe dyshohet se ne vend ka pasur shkembim zjarri.