Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në afërsi të një qendre tregtare në Prishtinë.

Sipas raportit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.