Të shtëna masive në qytetin gjerman të Hanau, raportohet për disa të vdekur VIDEO

Disa persona thuhet se kanë gjetur vdekjen pas të shtënave me armë nga një makinë në dy Shisha bare në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, incidentet kanë ndodhur në Hanau, rreth 20 milje larg Frankfurtit rreth orës 11:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

Mediat gjermane raportojnë se dhuna ka të ngjarë të ketë lidhje me bandat, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Një burrë besohet të ketë hapur zjarr ndaj viktimave nga një makinë në lëvizje.

Pas kësaj sulmuesi shkoi në një rreth tjetër dhe kreu një sulm në një bar tjetër shisha në rrethin Kesselstadt.