Detaje të reja për plagosjen me armë zjarri këtë të shtunë në Laç. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, konflikti mes të përfshirëve ka nisur një natë më parë.

Në momentin që të rinjtë kanë qenë duke zbritur nga Kisha e Laçit ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Debat që ka agravuar në breshëri të shtënash në mes të rrugës.

Dyshohet po ashtu se është gjetur arma e krimit, e cila ishte hedhur disa metra më tutje në një pellg uji.
Të plagosurit A.Gjezaj, L.Islamaj, A.Ndoci, D.Gjeloshi dhe G.Bitri janë dërguar në spitalin e Traumës.

Mes tyre është edhe gruaja që në atë moment po shiste në anë të rrugës, pa asnjë lidhje me konfliktin. Mësohet se ajo kishte ndërhyrë për të neutralizuar të rinjtë.