Të rinjtë po i shkaktojnë më shumë vetaksidentet në Kosovë
Kategoria e personave të moshës 20-35 vjeçare po i shkaktojnë më së shumti vetaksidentet në komunikacion. Kështu u tha sot në konferencën “Analizë e gjendjes së sigurisë rrugore dhe masat e ndërmarra në periudhën kohore janar-shtator 2018” ku u lancua projekti “Përqendrohu në ngasje”, transmeton Ballkani.info.
Nënkolonel Sabedin Mehmeti, duke folur për këtë çështje, tha se arsyet janë të shumta por numër 1 mbetet mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugëve.
“Shqetësuese sidomos janë vetaksidentet dhe sidomos fakti që ato po shkaktohen kryesisht nga moshat 20-35 vjeçare. Koha më e shpeshtë e shkaktimit të tyre është prej 10 në mëngjes deri në 14 kurse arsyeja kryesore, edhe pse ato janë të shumta, mbetet mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugëve”, tha Mehmeti.