Të premten paralajmërohet “bllokimi” i Prishtinës – kompanitë e autobusëve parakalojë nëpër rrugë

Këshilli Drejtues i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, ka marrë vendim që të premten të parakalojnë rrugëve të kryeqytetit.

Kryetari i Shoqatës Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se të premten do të zhvillojnë protestë duke parakaluar me autobusë rrugëve të Prishtinës, pa penguar komunikacionin.

“Në bazë të reflektimit të Qeverisë do të merren edhe vendimet tona të ardhshme. Është një unitet themelor në të gjitha qytetet për të vazhduar më tutje me grevën dhe protestën deri në realizimin final të marrëveshjes.

Dy ditët e para kanë qenë vetëm grevë, e cila do të vazhdoj edhe nesër kurse pasnesër do të kalojmë në protestë ku disa autobusë do të dalin rrugëve në Prishtinë pa penguar komunikacionin.

Kërkesat tona i ka Qeveria tash e sa muaj në duart e veta.

Ne jemi të gatshëm me qeverinë të takohemi në momentin që realizohet marrëveshja”, tha ai.