MFPT

Të premten afati i fundit për paraqitjen fizike të pensionistëve për verifikim

Të premten, pra më 12 gusht, është afati që përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen për verifikim

Sipas Ministrisë së Financave, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin dhe të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12 gusht 2022″, njofton MFPT-ja.

“Ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, përfundon ministria.