FC Ballkani

“Të pathyeshëm në tokën tonë”, FC Ballkani mburret me rezultatet e regjistruara në “Fadil Vokrri”

FC Ballkani po vazhdon shkëlqimin në garat evropiane, një arsye me të cilën klubi edhe mund të mburret.

Të enjten mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni i Kosovës shënoi fitore të pastër 2:0 ndaj gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e dytë në Grupin C të Ligës së Konferencës.

Duke përfshirë këtë fitore, por edhe ndeshjet paraprake të zhvilluara këtë sezon si nikoqir në “Fadil Vokrri”, Ballkani ka rezultatet fantastike – pesë fitore nga po aq ndeshje.

Madje, therandasit nga këto ndeshje kanë pranuar vetëm një gol, kurse kanë shënuar 13 sosh.

Me këto rezultate padyshim se Ballkani ka arsye të mburret, teksa nga faqja zyrtare e klubit është bërë një postim lidhur me këtë

“TË PATHYESHËM NË TOKËN TONË!”, thuhet në postimin e “portokallezinjve”. 

Postimi i plotë: