Ukrainë

Të paktën një i vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmi me raketa ruse në Dnipro të Ukrainës

Një sulm me raketa ruse goditi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro të premten, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 12 të tjerë, thanë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, paralajmëroi se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi më shumë njerëz mbetën të bllokuar në ndërtesën ku katër kate të sipërme u shembën si rezultat i sulmit.

Deklaratat e mëvonshme nga Ministria e Brendshme thanë se zjarri në vend ishte shuar, mbetjet e një personi ishin zbuluar nën rrënoja dhe dy persona figuronin të zhdukur, shkruan Reuters.