Zyrtarët ukrainas sapo kanë konfirmuar se të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm ajror rus në bazën e tyre ushtarake të dielën.

Sulmi ndodhi në Okhtyrka, në rajonin Sumy, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse, shkruan BBC.

Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Twitter një fotografi, duke shkruar “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”.

‼️ В Охтирці ворожі «гради» вдарили по військовій частині. Загинуло 70 військовослужбовців.
Про це повідомив голова Сумської ОДА Дмитро Живицький.

Вічна пам‘ять та слава Героям України🕯

— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) March 1, 2022