Të pakënaqur me rrugën kryesore, banorët e fshatit Doganaj protestojnë

Në fshatin Doganaj të Kaçanikut shumë banorë kanë filluar protestën në shenjë paknaqësie ndaj kompanisë “Bechtel Enka” e cila sipas tyre me ndërtimin e autostradës po dëmton rrugën kryesore të fshatit.

Banorët përveç protestës kanë mbledhur edhe nënshkrime nga bashkëvendasit e tyre për të ndalur në këtë pjesë punimet.

Përveç portestuesëve në vendi të ngjarjes ka ardhur edhe policia, raporton Ballkani.info

Kujtojmë se Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka njoftuar për përmbylljen e punëve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Sipas tij, përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi” do të bëhet më 29 maj.

Ballkani.info ju sjell pamje nga protesta e cila është duke u zhvilluar atje./Ballkani.info