“Të paguara më 1999”, Ermali vlerëson lart veprimin e doktorit ndaj veteranit të UÇK-së

Ermali duartroket shembullin e doktorit ndaj pacientit, veteran i UÇK-së.

Një doktor shqiptarë ka bërë veprim shembullor ndaj një pacienti që ishte pjesë e UÇK-së.

Veterani kishte shkuar për kontroll, ndërsa tek pjesa e pagesës, atij iu shkrua “Të paguara më 1999”.

Ky veprim i tij u prit mirë në publik, andaj doktori u duartrokit që nuk e lejoi veteranin të paguante për kontrollën, duke pasur respekt për veprën e tij.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit imazhin ku tregon për rastin me veteranin dhe doktorin, ndërsa shkruan “Sikur te kishte me shume njerez te tille”.