Zoran Zaev

Të mërkurën shkarkohen dhe emërohen ministrat e rinj

Të mërkurën pritet të bëhen ndryshimet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Tashmë kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar në Parlament propozim emrat e ministrave të cilët deputetët duhet t’i shkarkojnë por edhe listën e emrave të ministrave të rinj të cilët duhet të marrin detyrën, shkruan Zhurnal.mk

Seanca për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj është caktuar për më 26 qershor ditën e mërkurë me fillim në ora 11:00 ku në rend dite pika e 2 dhe e 3 janë pikërisht propozimet e kryeministrit Zaev.