Një burrë derisa po ecte rrugës në Prishtinë është goditur me një mjet të fortë nga dy persona të maskuar.

Viktima (emër i njohur për policinë) ka thënë se sulmuesit ishin të armatosur edhe me armë zjarri.

“Viktima mashkull Kos. ka informuar se për deri sa ishte duke ecur në këmbë, është sulmuar me një mjetë të fortë, nga dy persona të maskuar. Sipas viktimës, njëri ishte i armatosur me armë zjarri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njofimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.