Me kërkesë të Lëvizjes vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryesia e Kuvendit ka marr vendim që nesër të mbahet seancë e për gjendjen në Telekom.
Albulena Haxhiu, nga Grupi Parlamentar i LVV-së tha se nesër do mbahet seanca për Telekomin, ndërsa të enjten ajo për gjenocid dhe për krijimin e Tribunalit.
“Për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit, seanca plenare është vendosur të jetë me mbi 70 pika. Kjo për shkak të mospunës së Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Pasi që ai nuk e ka prioritet udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë janë mbledhur shumë projektligje, raporte etj.”
Haxhiu ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e dy grupeve parlamentare LDK-së dhe VV-së.
Sipas Haxhiut Telekomi është buzë falimentimit, shkatërrimit të qëllimshëm dhe përgjegjësit duhet të japin përgjegjësi.
“Grupi parlamentar i LVV-së dhe LDK-së ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen e fundit të Telekomit dhe lidhur me moszbatimin e rezolutës se votuar në Kuvend në qershor të vitit të kaluar, afër 1 vjet jemi që Kuvendi ka votu një rezolutë për rimëkëmbjen e Telekomit dhe nuk është zbatuar. Tani jemi në situatë ku Telekomi është buzë falimentimit, shkatërrimit të qëllimshëm dhe përgjegjësit duhet dalin para përgjegjësisë”, shtoi Haxhiu.







