Rregullat

Të jesh një princeshë nuk është e lehtë! Ja rregullat strikte me të cilat përballen Kate Middleton dhe Meghan Markle

Meghan Markle dhe Kate Middleton janë kthyer tashmë në ikona bukurie dhe ndikimi i tyre në modë po bëhet më i fortë se kurrë. Me sa duket të gjithë janë sy e veshë tek daljet e tyre publike se çfarë ato do të kenë veshur. Meghan dhe Kate padyshim janë simboli i elegancës dhe klasit. Por të vishesh si një princeshë nuk është dhe aq e lehtë pasi duhet të ndjekësh disa rregulla strikte në veshje dhe të mos dalësh kurrë jashtë korinzave të tyre.

Nëse doni të visheni si Kate apo Meghan duhet të keni parasysh se veshja juaj duhet të jetë pak konservatore dhe të mos nxirrni shumë në pah lëkurën tuaj.

Sot në emisionin “Fun Day” janë prezantuar disa rregulla që duhet të keni parasysh:

1.Duhet të mbuloni krahët dhe kurrizin

2.Nuk duhet të visheni me dekolte të hapur

3.Fustanet apo fundet duhet të jenë të gjata deri poshtë gjurit

4.Mos e teproni me bizhuteri. Nuk lejohen më shumë se dy copë të tilla

5. Gratë e familjes mbretërore kanë tendencë që të veshin veshje klasike që kurrë nuk do të dalin nga moda, si p.sh kostumet, palltot dhe një bluzë të bardhë.

6. Ngjyrat janë mjaft të pranishme tek veshjet e tyre. Mbretëresha Elizabeta II identifikohet me veshjet me plot ngjyra të forta.

7. Gjatë përditshmërisë, mund të vishni xhinse të thjeshta me një xhaketë shoqëruar me një palë balerina.

9.Për një rast formal zgjedhni një kostum-fund ose një fustan me një pallto sipër

10.Për një event të rëndësishëm duhet të vishni një fustan klasik mbrëmjesh, ku duhet ta kombinoni me bizhuteri të thjeshta

Por edhe nëse ndiqni të gjitha këto rregulla, ju sërish nuk mund ta konsideroni veten ‘princeshë’ nëse nuk keni veshur aksesorin e rëndësishëm ‘kapelet e famshme të famijes mbretërore’.

Ndërsa për sa i përket flokëve dhe makeup-it duhet të keni parasysh që të jeni sa më të thjeshta dhe natyrale.