FSK

Të jesh i padukshëm për armikun – pjesëtarët e FSK-së gjatë ushtrimeve të kamuflimit në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog

ë vargjet me të cilat ushtarët e rinj të Kosovës mbajnë lartë motivin për punën e madhe që i pret çdo ditë.

E dashurinë për uniformën e krenarisë shumica nga ta e kanë trashëguar.

Janë djem dëshmorësh, janë vëllezër martirësh, janë gardianët e pavarësisë e sovranitetit të shtetit.

Secili nga ta ka një rrëfim për fëmijërinë, familjen, shkollimin, e sfidat e jetës, por mbi të gjitha e kanë dashurinë për atdheun.

Para nisjes drejt shtigjeve të maleve, secili duhet të jetë i përgatitur, i pajisur mirë, i gatshëm e vigjilent.

Besimi i palëkundur në njëri-tjetrin, e forcon edhe më shumë lidhjen mes ushtarëve.

Ata bëhen një, sa herë që vjen urdhri për tu rreshtuar para flamurit të Republikës.

Të jesh i padukshëm për armikun në rast lufte, është njëra nga të shumtat aftësi që duhet të ketë një ushtarë.

Ta humbë siluetën, formën, të përshtatet me ngjyrat, e më e rëndësishmja të mos shkëlqej, mund të jetë edhe pjesa më e vështirë për të rinjtë që u shkëlqen fytyra në shërbim të atdheut.

Rreshteri i FSK-së Visar Havolli me togën prej nëntë ushtarësh, gjatë ditës kur ekipi i Telegrafit ishte në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, po ushtronin pikërisht “kamuflimin”.

Ushtarët e regjimenti të dytë-këmbësori të FSK-së në këtë kazermë ishin sy e vesh para Havollit, i cili i përsëriti para ushtarëve të tij se si duhej kamufluar sa më mirë në rast rreziku.

Të gjithë ishin të gatshëm, në pozicione dhe prisnin urdhra të tjerë.

Në mesin e tyre ishte edhe një snajperist, të cilin e karakterizonte qetësia, qëndrimi stabil, e vigjilenca për ta pritur i pari, nga larg rrezikun.

Të tjerët, secili me tipare të veçanta, po vrojtonin të gjitha pjesët përreth maleve të Istogut.

Po vazhdonte kënga e “ujkut”, për motivim, me vargje të thurura për tokat shqiptare.

“Nga molla e kuqe, gjerë në Çamëri, gjithë ka qenë, gjithë do jetë e madhja Iliri”